Aktualitet

SPAK nis hetimet për skandalin te Onkologjiku, i kërkon GJKKO-së verifikimin e kushteve për masat ndaj të akuzuarve

Shkruar nga Liberale

SPAK nis hetimet për skandalin te Onkologjiku, i kërkon

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka nisur hetimet për skandalin që shpërtheu pak javë më parë tek spitali Onkologjik, ku mjekët orientonin pacientët tek privati. 

SPAK i ka dorëzuar GJKKO kërkesën për verifikim kushtesh për masat ndaj shtatë personave nën hetim për rastin në fjalë. Ndërkohë, pas shpalljes së moskopetencës nga Prokuroria e Tiranës, SPAK e regjistroi çështjen edhe për korrupsion.

Kujtojmë se më 26 Qershor, Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën e mashtrimit  dhe zhvatjes së pacientëve të sëmurë me tumor në spitalin e Onkologjikut. Mjeku Edmond Gashi dyshohet se në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij. Për çdo pacient që orientohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.

Përveç Gashit, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin “pazar” me jetën e pacientëve.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH