Aktualitet

Sot i nxehti përvëlues dhe mot i paqëndrueshëm, në këto zona temperaturat shkojnë mbi 40°C

Shkruar nga Liberale

Sot i nxehti përvëlues dhe mot i paqëndrueshëm, në

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në orët e mesditës. Përgjatë relieveve malore të ultësirës perëndimore dhe në zonat malore të vendit në mesditë dhe pasdite vranësirat do të pasohen nga reshje shiu, të cilat në intervale të shkurtra kohore pritet të jenë edhe në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 6m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të fitoi shpejtësi deri ne 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 19 deri 37°C

-në zonat e ulëta 22 deri 41°C

-në zonat bregdetare 23 deri 39°C

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH