Aktualitet

SHUHET profesori i njohur shqiptar, ish-normalisti Rudolf Deliana, pasardhës i familjes Kristoforidhi

Shkruar nga Liberale

SHUHET profesori i njohur shqiptar, ish-normalisti Rudolf Deliana,

OBITUAR/ Ndahet nga jeta në moshën 92 vjeçare Rudolf Deliana, Kryetari i shoqatës “Normalisti” , një prej mësuesve më të njohur e ndër më të nderuarit e gjuhës shqipe në Shkollën Normale të Elbasanit

Ai ishte pasardhës i familjes së Konstandin Kristoforidhit. Deliana kontribuoi për afro 40 vite si profesor për edukimin e brezave të rinj.

Profesor Deliana iku nga kjo jetë duke lënë pas imazhin e një njeriu të përsosur që mbetet shembull frymëzimi për të gjithë.

Ai do mbahet mend për kontributet mbi tekstet dhe teknologjinë.

“Duhet të punoni, asgjë nuk del lehtë sot. Populli thotë puna nuk bëhet shpejt, por ngadalë ngadalë dhe mirë. Duhet që nxënësit të rrisin vullnetin për punë. Të përpiqen të shfrytëzojnë cdo gjë të mundshme” ka qenë mesazhi i tij për mësuesit.

"I keqardhur nga lajmi për ndarjen nga jeta të Rudolf Delianës
Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve për këtë humbje të madhe!
Qyteti humbi sot pinjollin e një familje të shquar elbasanase, intelektualin, Mësuesin e Merituar, arkivistin, hulumtuesin dhe shkrimtarin që ka dhënë kontribut të çmuar për qytetin,", ka qenë mesazhi ngushëllues i kryebashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja./ Përgatiti A.Mënalla/ Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH