Aktualitet

Shëtiste turistët pa licencë me jaht, gjobë "e majme" për pronarin e mjetit në Vlorë

Shkruar nga Liberale

Shëtiste turistët pa licencë me jaht, gjobë "e

Një mjet lundrues i cili përdorej pa licencë është bllokuar nga autoritet këtë të enjte në Vlorë.

Mësohet se drejtuesi i jahtit u ndalua për kontroll në vendin e quajtur “Zhapovel”, Karaburun, ku ushtronte aktivitetin pa dokumentet përkatëse.

Shërbimet e Policisë Kufitare e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin A. T, me masën administrative 100 000 lekë të rinj, pasi rezultoi se nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar, për të ushtruar aktivitetin me mjetin lundrues jaht, në bordin e të cilit u konstatuan 10 turistë të huaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH