Aktualitet

Shembet objekti në oborrin e shkollës në Vlorë, kryebashkiaku: Prishim çdo ndërtesë pa leje!

Shkruar nga Liberale
Shembet objekti në oborrin e shkollës në Vlorë,

Inspektorët e Bashkisë dhe Policia Bashkiake e Vlorës kanë vijuar edhe këtë të shtunë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në këtë qytet.

Në fokusin e ndërhyrjes së sotme ishte një ndërtesë njëkatëshe, e ngritur në mënyrë të paligjshme brenda oborrit të një shkolle në periferi të qytetit.

I pranishëm gjatë aksionit ishte edhe kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, i cili deklaroi për Euronews Albania se të gjitha ndërtimet pa leje në territorin e bashkisë janë evidentuar dhe do të shemben një e nga një.

“Sot po shembim këtë objekt pa leje dhe më pas do të zhvendosemi në zonën e Lungomares, ku do të ndërhyjmë për një tjetër ndërtim pa leje”, u shpreh Dredha.

Aksioni do të vijojë pa ndërprerje në të gjithë qytetin, ku janë konstatuar raste të zaptimit të hapësirave publike dhe ndërtimeve abuzive.

 

 

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH