Aktualitet

Seanca për “21 janarin”, avokati i familjarëve: Edhe Strasburgu e konsideroi krim shtetëror! Prokurori kundër hetimit nga SPAK

Shkruar nga Liberale

Seanca për “21 janarin”, avokati i familjarëve: Edhe

Në Gjykatën e Lartë po zhvillohet seanca për ’21 janarin’ nëse do ta hetojë SPAK apo jo. Avokatët kanë kërkuar që hetimet t'i kryeje SPAK, pasi cilësohet si krim shtetëror.

Të pranishëm në seancë janë Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës dhe Rajmonda Nika e veja e Aleks Nikës, të cilët shoqërohen dhe nga avokati i tyre Idajet Beqiri.

Në fjalën e tij drejtuar gjykatës, avokati Beqiri u shpreh se kallëzimi i bërë nga familjarët e Aleks Nikës ka emra konkretë, ku përfshihet ish-zyrtar të lartë që janë kompetencë e SPAK-ut. Ai bëri apel që çështja t’i kalojë prokurorisë së Posaçme.

“Të kalohet kjo çështje në SPAK. Kallëzimi jonë penal është për persona konkret, janë persona që janë në kompetencë të gjykohen nga GJKKO dhe subjekte hetimi të SPAK. Prokuroria e Tiranës nuk është kompetente për këtë çështje. SPAK ka bërë rolin e të paditurit për kallëzimin tonë. SPAK e hoqi nga vetja kallëzimin e familjarëve me një shkresë percjellëse. Ka qenë një krim i dukshëm, ju kemi dorëzuar edhe vendimin e gjykatës së Strazburgut. Strazburgu thotë vrasje shtetërore, përmend edhe ish-kryeministrin. E shikon Strazburgu por jo SPAK, nuk është gardisti, ushtari, që bën dhe organizon një krim shtetëror. SPAK ka hapur një precedentë të rrezikshëm”, tha avokati Idajet Beqiri në seancë.

"Çmojmë se nuk ka shkaqe që të pranohet nga ky kolegj rekursi i bërë nga ankuesja. Nuk ka të dhëna për ekzistencën e faktit penal. Në SPAK nuk është regjistuar kallëzim penal të shtetases Rajmonda Nika. Nga verifikimi na rezultoi se Prokuroria e Tiranës kishte nisur hetimet për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës dhe plagosjen e disa personave të tjerë.

Për të njëjtat vepra ishte duke hetuar edhe Prokuroria e Tiranës. Po ashtu organi i akuzës në kryeqytet në bazë të hetimit nuk ka identifikuar persona konkretë, që të konstatojë se janë kompetencë e SPAK. Të gjendur përballë këtyre fakteve në kemi vendosur që aktet e procedimit penal të dërgoheshin në prokurorin e Tiranës. Shkresat janë vendime administrative. Janë kryer disa veprime të tjera në kuadër të këtij procesi gjyqësor. 

Nga prokuria e Tiranës na thuhet se ky organ është duke kryer veprime hetimore në kuadër të procedimit të 2011. Shkresa përbën disponim të prokurorit për kalim të akteve në një organ tjetër hetimi. Nuk përbën një vendim mosfillimi. Shkresa e SPAK është një akt i paankimueshëm. Shkalla e parë dhe vendimi i Apelit duhet të lihen në fuqi. Kërkojmë mospranim të rekursit"- tha prokurori Alfred Shehu.

Kujtojmë se më 16 Shkurt 2023 familjarët e viktimave të 21 janarit kanë paraqitur kallëzim penal ndaj Sali Berishës, Bashës, Ndrea Prendit dhe Agim Llupos.

Sakaq prokurori i SPAK vendosi dërgimin e kallëzimi për kompetence lëndore në prokurorinë e Tiranës. Ndaj vendimit të SPAK, kanë paraqitur ankim familjaret e viktimave, duke e kundërshtuar atë. Më 29 mars 2023 GJKKO ka vendosur mospranimin e ankimit. Ndërkohë, më 22 qershor 2023 Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë ne fuqi vendimin e GJKKO që kishte rrëzuar ankimin e familjarëve.

Çfarë ndodhi në 21 janar 2011?

Demonstrata e 21 Janarit ishte kulmi i një angazhimi të gjatë politik të opozitës së asaj kohe, së kryesuar nga Edi Rama, e cila që prej vjeshtës së vitit 2009 po vijonte me kauzën kundër qeverisë me moton “Hap kutitë ose largohu!”. N

ë fillim të janarit 2011 në një emision investigativ u publikua videoja e ish-zv.kryeminstrit Ilir Meta dhe vartësin e tij, të ndjerin Dritan Prifti duke folur për disa koncensione në këmbim të një shumë parash. Nisur nga kjo video, opozita e kryesuar nga Rama thirri shqiptarët për një demonstratë kundër qeverisë, pikërisht më datë 21 janar 2011.

Demonstrata nisi e dhunshme dhe pati goditje mes pjesëmarrësve dhe policisë, ndërsa gjatë pasditës u përdorën edhe armët e zjarrit në drejtim të demonstruesve nga brenda gardhit të kryeministrisë, ku mbetën të vrarë: Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Hetimet e atëhershme zbuluan se ishte Garda e Republikës ajo që qëlloi dhe një video e publikuar nga gazetari Artan Hoxha, konfirmoi se të paktën njërën prej vrasjeve e kreu Garda e asaj kohe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH