Një 86-vjeçar ka humbur jetën, pasi ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte në kryeqytet.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 qershor, në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet.
“Më datë 30.06.2025, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi B. T., 86 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.