Aktualitet

Plagoset me thikë 38-vjeçari shqiptar në Gjermani

Shkruar nga Liberale

Plagoset me thikë 38-vjeçari shqiptar në Gjermani

Një shqiptar është goditur me thikë në Gjermani duke mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Krefeld mbrëmjen e së enjtes.

Sipas mediave gjermane, shqiptari i plagosur është i moshës 38-vjeçare, por identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Ngjarja ndodhi pas një sherri mes shqiptarit dhe një tjetër personi të paidentifikuar ende. Ky i fundit e goditi me thikë shqiptarin dhe u largua me shpejtësi me makinë.

Dëshmitarët e përshkruan autorin të moshës rreth 60-70-vjeç i veshur me xhaketë ngjyrë të çelët. Ai është shpallur në kërkim nga policia gjermane. Ndërsa 38-vjeçari shqiptar ndodhet në spital për trajtim mjekësor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH