Pasagjerët e një avioni që udhëtonte nga Italia për në Tiranë kanë përjetuar momente paniku gjatë fluturimit.
Kjo pasi piloti vendosi të mos ulej në Aeroportin e Rinasit, për shkak të kushteve të këqija të motit, duke i kthyer pasagjerët në Puglia.
Piloti, pas disa tentativash, i informoi ata për vështirësitë që po haste gjithashtu për shkak të mungesës së karburantit.
Si pasojë, ai vendosi të mos ulej për shkak të motit të keq dhe i ktheu pasagjerët sërish në Itali. Pasagjerët të cilët duhet të arrinin në Tiranë në orën 11:00, mbërritën në aeroportin e Rinasit pasdite.