Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Rreth orës 13:30, familjarët e shtetasit V. P., 17 vjeç, nga fshati Valare, e kanë çuar atë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.
Nga hetimet e para, dyshohet se i riu ka kryer aktin e vetëvrasjes duke u varur në banesën e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor është drejtuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.