Një 30 vjeçar malazez është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Përdhunim” dhe “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur”.
Sipas policisë, 30 vjeçari kërkohej nga Interpol Paris pasi Gjykata e Tribunal Judiciaire De Bethune kishte dhënë masën “Arrest me burg”, për “Përdhunim” dhe “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Parisin/Francë për ekstradimin e 30-vjeçarit drejt Francës.