Aktualitet

Ndizet PROTESTA/ Molotov drejt Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë

Shkruar nga Liberale

Ndizet PROTESTA/ Molotov drejt Kryeministrisë, protestuesit përplasen

Protestuesit kanë nisur përplasjen me policinë.

Protesta është paralajmëruar ndryshe nga herët e kaluara, pa fjalime por me aksione konkrete në terren.

Lidershipi i opozitës ka deklaruar se sot nis mosbindja civile. PD dhe partitë e saj aleate thirrën protestën kombëtare pas burgosjes së Ervin Salianjit.

Opozita e konsideron drejtësinë të politizuar, ndërsa një nga kërkesat e forta të tyre mbetet qeveria teknike e cila do të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës

Ndizet PROTESTA/ Molotov drejt Kryeministrisë, protestuesit përplasen

Deputetët e PD kanë dalë nga selia e Partisë Demokratike dhe janë vendosur në krye të protestuesve që vijojnë të mblidhen para kryeministrisë. Mes deputetëve janë Flamur Noka, Ina Zhupa, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Edi Paloka, Luciano Boçi etj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH