Aktualitet

Ndihmonin shqiptarët të kryenin grabitje në Portugali e Spanjë, e pësojnë dy vajzat

Shkruar nga Liberale

Ndihmonin shqiptarët të kryenin grabitje në Portugali e

Në shkurt të vitit 2022 u finalizua faza e parë e operacionit, ‘Gerbera-Arvoredo’ ku u bë e mundur arrestimi i dy shqiptarëve në qytetin Vilanova de Cerveira. Gjatë kontrollit, shqiptarëve iu gjetën bizhuteri, aksesorë të markave të ndryshme luksoze, para në dorë, pajisje celularë, bllokues valësh, telekomandë, vegla pune dhe dy automjete që përdoreshin për kryerjen e veprave kriminale.

Për shqiptarët u urdhërua nga gjykata vënia e tyre në arrest në burg.

Grabitësit zgjidhnin banesa të Portugali në të cilat kishte objekte me vlerë, para, veshjes ose aksesorë, madje edhe grabitje kasafortash dhe i fshihnin mallin e grabitur dhe mjetet në zonën pyjore të Vilanova de Cerveira. Vlera e grabitjes arrinte në dy milionë euro.

Pas arrestimit të shqiptarëve u konstatua edhe ekzistenca e dy personave të tjerë si bashkëpunëtorë në provincën e Valencias, të cilët kanë ofruar mbështetje logjistike, dhe dokumente të ndryshme për anëtarët e grupit kriminal, duke siguruar banesa me qira për qëndrimin e tyre të përkohshëm si dhe automjete.

Më datën 10 prill u krye faza e dytë e operacionit në zonën e Valencias, e cila çoi në arrestimin e dy vajzave si bashkëpunëtore në veprimtarinë e grupit kriminal.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH