Aktualitet

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës. Nuk e respektojnë as bukën që hanë në Greqi!

Shkruar nga Liberale

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim

Një media greke ditën e sotme i ka kushtuar një shkrim festimeve të të rinjve shqiptarë në Greqi.

Newsbomb.gr ka publikuar një shkrim racist për të rinjtë shqiptarë që festuan Ditën e Pavarësisë mbrëmjen e djeshme në sheshin Sintagma të Athinës.

Në shkrim thuhet se shqiptarët ishin organizuar për këtë manifestim, i cili vjen vetëm pak kohë pas arrestimit të Fredi Belerit dhe mitingjeve të Edi Ramës në Greqi.

Më tej, në artikull shkruhet se nëse grekët do të kishin festuar në Shqipëri, do të ishin tërhequr zvarrë me dhunë, ndërsa pretendon se të rinjtë shqiptarë thirrën “UÇK” dhe “Shqipëri Etnike”.

Duke e cilësuar një festë propagandë të mirëmenduar nga Tirana, gazeta greke pretendon se të rinjtë shqiptarë “prishën imazhin” sepse në atë moment po ndizeshin dritat e bredhit përpara Parlamentit grek.

 “Nuk e respektojnë as bukën që hanin e hanë në Greqi! Fjala turp nuk mjafton për të përshkruar imazhet specifike dhe tolerancën e propagandës së zezë të shqiptarëve”, - përfundon artikulli.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH