Aktualitet

Italia i kërkonte për trafik droge dhe organizatë kriminale, nënë e bir arrestohen në Tiranë (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

Italia i kërkonte për trafik droge dhe organizatë kriminale,

Nënë e bir janë arrestuar sot në Tiranë pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Sipas policisë, ata akuzohen për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh. Bëhet me dije se të arrestuarit janë: Deshira Goseni, 63 vjeçe, dhe Eduard Goseni, 44 vjeç, të dy banues në kryeqytet.

"Shërbimet e Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e dy shtetasve në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon".

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në Rrugën e Dibrës dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasit:

-Deshira Goseni, 63 vjeçe, dhe Eduard Goseni, 44 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Veronas, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Organizata kriminale" dhe "Trafikimi i narkotikëve", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.", njofton Policia. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH