Aktualitet

Ishte zhdukur prej 1 shkurtit, futbollisti kroat gjendet i pajetë në Spanjë

Shkruar nga Liberale

Ishte  zhdukur prej 1 shkurtit, futbollisti kroat gjendet i pajetë në

Futbollisti kroat, Jakov Jelkic, i cili rezultonte i zhdukur që prej 1 shkurtit është gjetur i pajetë në Spanjë. 

Ndonëse pse rezultatet e autopsisë ende nuk janë publikuar, policia spanjolle dyshon se vdekja mund të ketë ndodhur për shkak të një aksidenti.

Mediet spanjolle raportojnë se trupi i Jelkicit është gjetur në një thellësi prej dy metrash, pranë një kalate në port, pak para orës 18:30, pasditen e djeshme.

Futbollisti 24-vjeçar, pjesëtar i klubit zviceran Granges-Paccot, luajti një ndeshje futbolli me ekipin e tij në Spanjë disa ditë më parë dhe u pa për herë të fundit pas mesnatës  të së premtes, pasi ishte me shokët e tij të skuadrës në një klub nate në Alicante.

Zhdukja e saj u raportua të shtunën në mëngjes kur ai nuk u paraqit në hotel.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH