Aktualitet

Hetimet Shqipëri-Belgjikë për krimin e organizuar/ Prokurorja federale shkon në SPAK, takim me Altin Dumanin

Shkruar nga Liberale

Hetimet Shqipëri-Belgjikë për krimin e organizuar/ Prokurorja

Në kuadër të hetimeve për krimin e organizuar mes Shqipërisë dhe Belgjikës, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ka mbërritur prokurorja federale belge, Ann Frasen.

Ajo do të takohet me kreun e SPAK Altin Dumani dhe prokurorët e tjerë. Autoritetet belge kanë disa çështje për krimin e organizuar që janë duke hetuar në bashkëpunim me palën shqiptare.

Vizita e prokurores është në kuadër të bashkëpunimit që SPAK ka me autoritetet e huaja. Prokurorja belge pritet të takohet jo vetëm me Dumanin por edhe prokurorë të tjerë që kanë dosje që lidhen me kriminalitetin e shtetasve shqiptarë në Belgjikë.


Ka disa dosje që janë hetuar në bashkëpunim me autoritetet belge, si ajo e “Toyota Yaris”, ku autoritetet belge kanë kërkuar që të zbardhet nga drejtësia shqiptare, duke ofruar edhe asistencë nga autoritete gjyqësore belge. Çështja është riçelur pas disa përgjimeve në Sky Ecc. Për këtë çështje aktualisht qëndron në burg ish-kryeprokurori Vlorë Aurel Zarka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH