Gjendet një trup i pajetë në shkollën “Andrea Stefani” në Laprakë. Nga të dhënat e para raportohet se viktima është mashkull.
Dyshohet se bëhet fjalë për një të moshuar që ishte në kërkim më herët, i larguar nga banesa. I moshuari vuante nga skleroza.
Paraprakisht mësohet se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rastit.