Daut Laze, 49 vjeç i arrestuar mbrëmjen e djeshme, është shprehur se gjatë gjithë kësaj kohe ka qëndruar i fshehur në Tiranë. Kryesisht ai ka qëndruar në Fresk, Kombinat dhe Astir.
Në komisariat Laze ka thënë se duke përfituar nga muaji ramazanit është fshehur në xhami dhe se e kanë fshehur besimtarë të ndryshëm të fesë islame. 49 vjeçari menjëherë është dërguar në Drejtorinë e Qarkut të Lezhës dhe pritet të merret në pyetje Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve.
Burime nga policia kanë konfirmuar se efektivët e 6 prej dy javësh ruanin banesën e Lazes në Astir pasi kishin informacione se ai do të shkonte në banesë.
Gjatë qëndrimit në arrati, 49-vjeçari dyshohet se kishte ndryshuar pamje fizike për të shmangur identifikimin dhe arrestimin nga policia. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse Laze ka pasur bashkëpunëtorë dhe nëse ka pasur ndihmë të organizuar në largimin e tij nga spitali i burgut.
Kujtojmë se Daut Laze ishte shpallur në kërkim më 4 shkurt 2025, kur është konstatuar mungesa e tij gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në Institucionin e Posaçëm Mjekësor në burgun e Lezhës. Ai kishte arritur të largohej pa u diktuar nga ambientet e institucionit, ku po qëndronte me vendim të Gjykatës së Tiranës për masën “mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, si pasojë e dënimit për veprën penale “Dhuna në familje”, për të cilën ishte arrestuar më 16 nëntor 2021.