Aktualitet

FOTO E DITËS: Metalurgët në Mat ngrihen në protestë pas uljes së pagës nga kompania, çfarë paralajmërojnë? 

Shkruar nga Liberale

FOTO E DITËS: Metalurgët në Mat ngrihen në protestë pas

Dhjetëra metalurgë të uzinës së Ferrokromit në Komsi të Matit zhvilluan ditën e sotme një protestë ndaj kompanisë turke "Yildirim Holding Group", e cila prej disa muajsh ka përgjysmuar ditët e punës për punëtorët.

Ata shprehen se kompania ka shkelur kontratën dhe se i ka diskriminuar pasi përgjysmimi i rrogës është bërë vetëm për ta. Sipas metalurgëve aktualisht kompania i paguan vetëm për 11 ditë në muaj me gjysmë page, ndërsa 11 ditë të tjera duhet të rrijnë pushim.

Metalurgët shprehen se nuk pranojnë këto kushte pasi janë në shkelje të kontratës dhe se do të përshkallëzojnë protestën e tyre deri në rikthimin e rrogës së plotë.

Mes të tjerash i kërkojnë kompanisë reflektim dhe zgjidhjen e problemit, ndryshe do të përshkallëzojnë protestat dhe do t’i drejtohen të gjitha institucioneve ligjzbatuese.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH