Aktualitet

Shkodër/ Pesë mijë gjoba në maj për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

Shkruar nga Liberale.al

Shkodër/ Pesë mijë gjoba në maj për shkelje të

Policia Rrugore e Shkodrës ka ndërmarrë një sërë masash gjatë muajit maj, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë në rrugë. Në total janë vendosur 4997 gjoba për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Gjatë këtij muaji janë arrestuar 6 drejtues mjetesh, ndërsa për 12 të tjerë ka nisur hetimi për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt apo për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Disa nga shkeljet më të shpeshta për të cilat janë marrë masa administrative janë:

1857 raste për ndalim apo qëndrim të gabuar

1756 raste për shkelje të tjera të Kodit Rrugor

509 raste për parakalime të gabuara

307 raste për mosvendosje të rripit të sigurimit

228 raste për mosdhënie përparësie këmbësorëve

182 raste për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

58 raste për përdorim të celularit gjatë drejtimit

55 raste për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit

45 raste për përdorimin e xhamave të errësuar

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH