Aktualitet

Fluks në dalje në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, lëvizjeve të shumta drejt vendit fqinj

Shkruar nga Liberale

Fluks në dalje në pikën e kalimit kufitar të

Për shkak të lëvizjeve të shumta drejt vendit fqinj ka fluks në dalje në pikën e kalimit kufitar të Qafe Thanës. 

Burime pranë stacionit kufitar të Qafë Thanës bëjnë të ditur se gjatë pasdites së sotme fluksi ka ardhur në rritje pasi shumë shtetas maqedonas që kanë kaluar ditë e sotme në qytetet shqiptare po kthehen drejt vendit të tyre.

Te njëjtat burime thanë se pasditen e sotme edhe numri i shqiptarëve që kanë kaluar nga vendi ynë drejt vendit fqinj ka qenë i lartë pasi kanë zgjedhur Ohrin e Strugen për të kaluar ditët e fundjavës.

Një tjetër arsye e krijimit të radhëve të gjata është edhe mosplotesimi me personel kontrolli nga ana maqedonase.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH