Aktualitet

Fëmija 4-vjeç rrëzohet në shkallët elektrike të një qendre tregtare në Tiranë, niset me urgjencë në spital

Shkruar nga Liberale

Fëmija 4-vjeç rrëzohet në shkallët elektrike të

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani" në Tiranë.

Paraprakisht mësohet se një  fëmijë 4 vjeç dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të dhe si pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

"Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."- njofton policia.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH