Aktualitet

ÇFARË PO NDODH?/ GJKKO lëshon 43 urdhër arreste, AKSION në disa qytete me urdhër të SPAK, kontroll në disa banesa

Shkruar nga Liberale

ÇFARË PO NDODH?/ GJKKO lëshon 43 urdhër arreste, AKSION

 

Një operacion policor me urdhër të SPAK po zhvillohet ditën e sotme në disa qytete të vendit, pasi GJKKO lëshoi disa urdhër arreste.

Burime për mediet bëjnë me dije se aksioni policor po zhvillohet në disa qytete të vendit, si Vlorë, Krujë, Lezhë dhe Tiranë.

Në Vlorë aksioni ka nisur nisur në orën 04:00 të mëngjesit dhe vijon ende, ndërsa pop kryen kontrolle në banesa për persona që janë në kërkim apo dhe ata me precedentë penalë.

SPAK zbarkoi edhe në Lezhë mëngjesin e sotëm dhe aktualisht ndodhen në lagjen SMT ku po bëhen kontrolle të shumta në zonë. Vetëm në qytetin e Lezhës janë lëshuar 10 urdhër arreste.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH