Aktualitet

Entuziazmi i kryeministrit Rama, pas barazimit 2-2 me Kroacinë: Kokën lart!

Shkruar nga Liberale

Entuziazmi i kryeministrit Rama, pas barazimit 2-2 me Kroacinë: Kokën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar i entuziazmuar pas barazimit 2-2 të ekipit tonë kombëtar përballë asaj të Kroacisë.

Kjo quhet krenari”, shkruan Rama. 

Postimi i plotë:  

"Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm.

Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH