Aktualitet

EMRI/ Goditi me helikën e gomones turistin në Karaburun, arrestohet drejtuesi i mjetit lundrues

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Goditi me helikën e gomones turistin në Karaburun, arrestohet

Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin Flori Tahiraj, i cili ka goditur me helikën e gomones dje një 60-vjeçar në Karaburun. Ky i fundit po merr mjekim tek Trauma në Tiranë. 

42-vjeçari banues në Vlorë, u arrestua për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në vendin e quajtur “Shën Jani”, Karaburun, u godit nga helika e një mjeti lundrues gomone, në det dhe mbeti i dëmtuar në këmbë shtetasi A. K., 60 vjeç, banues në Tiranë, ju bëjmë me dije se në përfundim të veprimeve proceduriale, nga strukturat e hetimit në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit F. T., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

60-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti lundrues gomone u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.", njofton policia. 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH