Aktualitet

EMRAT/Shpërdoruan detyrën, pezullohen dy punonjës të Policisë Rrugore

Shkruar nga Liberale

EMRAT/Shpërdoruan detyrën, pezullohen dy punonjës të

Dy punonjës të Policisë Rrugore janë pezulluar nga detyra për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për Arta Shurbi, 50 vjeçe, dhe Zyber Halili, 57 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas një hetimi të thelluar në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka ekzekutuar vendimin penal të kësaj Gjykate, e cila ka vendosur:

1.Masën e sigurisë “Pezullim të ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” dhe “Ndalim të daljes jashtë shtetit” për A.SH., 50 vjeçe, me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”;

2.Masën e sigurisë “Pezullim të ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” për Z.H., 57 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH