Aktualitet

E pëson 46-vjeçari shqiptar në Itali, publikoi votën në Tik Tok

Shkruar nga Liberale

E pëson 46-vjeçari shqiptar në Itali, publikoi votën

Një emigrant shqiptar është proceduar në gjendje të lirë, pasi publikoi në rrjetet sociale një video që shkel fshehtësinë e votimit.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi R. Z., 46 vjeç me banim në Itali, akuzohet për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi në profilin e tij në “TikTok” ka shpërndarë një video të regjistruar gjatë momentit që plotësonte fletën e votimit.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë në Lezhë ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një shtetas 46-vjeçar, pasi publikoi në rrjetet sociale një video që shkel fshehtësinë e votimit.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi R. Z., me banim në Itali, akuzohet për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi në profilin e tij në rrjetin “TikTok” ka shpërndarë një video të regjistruar gjatë momentit që plotësonte fletën e votimit.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ndërsa vijojnë verifikimet për të identifikuar raste të tjera të ngjashme.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH