Aktualitet

E ekzekutoi me breshëri plumbash në makinë, dalin PAMJET kur autori largohet me biçikletë pas krimit në Shkodër

Shkruar nga Liberale

E ekzekutoi me breshëri plumbash në makinë, dalin PAMJET kur

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Dragoç në Postribë të Shkodrës, ku mbeti i vrarë i riu Ramazan Mataj.

Autori i dyshuar Arjon Hasaj është ndihmuar nga vëllai i tij, Klisman Hasaj, për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe për të fshehur armën e krimit.

Policia thekson se nga hetimet dyshohet se Ramazan Mataj kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit.

Policia ka publikuar momentin kur autori është larguar me biçikletë pas kryerjes së krimit.

Sakaq, është sekuestruar arma e zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen.

Pas krimit, dy vëllezërit e fshehën armën në një zonë të pyllëzuar dhe më pas e groposën në tokë në oborrin e banesës.

E ekzekutoi me breshëri plumbash në makinë, dalin PAMJET kur

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH