Aktualitet

Dritan Rexhepi shoqërohet me forcë në GJKKO, "kyç gojën" për vrasjen e Jani Prengës: Nuk kam çfarë të them!

Shkruar nga Liberale

Dritan Rexhepi shoqërohet me forcë në GJKKO, "kyç

Dritan Rexhepi, emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe ndërkombëtare, është shoqëruar ditën e sotme me forcë nga Policia e Shtetit, për të dëshmuar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jani Prengës disa vite më parë në ambientet e kompleksit “Golden”.

Por mësohet se Rexhepi ka zgjedhur sërish të heshtë, duke refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të trupës gjykuese në çështjen që po gjykohet ndaj Festim Bechdilit, i vetmi i dënuar deri tani me burgim të përjetshëm për këtë ngjarje të rëndë.

“Nuk dua të pyetem sepse nuk kam çfarë të them,” është shprehur Rexhepi në sallën e gjyqit, duke mos ndryshuar qëndrim, as pas shoqërimit të detyruar nga autoritetet.

Roli i tij në këtë çështje mbetet ende i paqartë, ndërsa drejtësia shqiptare përpiqet të zbardhë të plotë ngjarjen tronditëse që vazhdon të jetë në vëmendje të opinionit publik.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH