Sipas rezultateve zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka dalë fituese me shumicën e mandateve në Kuvend. Ajo ka marrë gjithsej 83 mandate, duke dominuar në qarqet kryesore si Tirana, Fieri, Durrësi, Elbasani dhe Vlora.
Ndërkohë, Partia Demokratike, e cila udhëheq një koalicion opozitar, ka 50 mandate. PD ka humbur dy mandate në minutat e fundit, një në Vlorë dhe një tjetër në Tiranë, që shkoi për partinë Mundësia të Agron Shehajt, e cila ka marrë gjithsej 2 mandate.
Nga partitë e tjera, PSD-ja e Tom Doshit ka arritur të fitojë 3 mandate, duke u bërë forca e tretë politike në Kuvend. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe Lëvizja Bashkë kanë marrë nga 1 mandat secila.