Agron Neza paraqitet në SPAK.
Neza u përmend në dosjen “McGonigal”.
Emri i shqiptaro-amerikanit Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, doli në dosjen e Mc Gonigal.
Në takimin informal me gazetarët në fund të dhjetorit 2023, kreu i SPAK Altin Dumani duke iu përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve informoi se po vijonin hetimet në kuadër të kallëzimit penal që një deputet i opozitës kishte bërë në Prokurorinë e Posaçme dhe për të cilin ishte bërë dhe regjistrimi i procedimit penal.