Gjykata e Posaçme e Apelit zbut masën e sigurisë për ish-kryebashkiaken e Libohovës, Luiza Mandi.
Burime për mediet bëjnë me dije se në seancën e sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi deklarimin e fajtore për “shpërdorim të detyrës” për ish-kryebashkiaken e Libohovës, por i zbuti masën e arrestit me burg.
Burime bëjnë me dije se Apeli la të pandryshuar dënimin me 8 muaj burg, por ndryshe nga Shkalla e Parë, vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e lënë në Shërbim Prove.
Luiza Mandi u akuzua për shpërdorim detyre pas denoncimit të një qytetari, se në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës.
Pas këtij kallëzimi, SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cënuar prona e familjarëve të cilët bënë edhe kallëzimin në fjalë.