Aktualitet

Aksident ne Peshkopi, plagoset efektiv i policisë

Shkruar nga Liberale
Aksident ne Peshkopi, plagoset efektiv i policisë

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në kryqëzimin Velia të Peshkopisë.

Një 27-vjeçar, shofer i një “Golf” ka humbur kontrollin e si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Sipas njoftimit zyrtar, më pas mjeti është përplasur në një dyqan.

Bëhet me dije se ka mbetur i plagosur një person, punonjës policie në shërbim, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shoferi është shoqëruar për në komisariat, pasi ka rezultuar se ishte nën efektin e alkoolit

“Sot, rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia, në Peshkopi, shtetasi A.Sh., 27 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një dyqan. Si pasojë e aksidentit, është  dëmtuar shtetasi V.Gj., (punonjës policie në shërbim) i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit”, thuhet në njoftim.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH