Një 37-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën në një aksident tragjik në Kalimash.
Burime për mediet bëjnë të ditur se i riu ishte duke manovruar për shkarkimin e kamionit me mineral kromi, por ka humbur kontrollin.
Si pasojë, kamioni është përmbysur duke i shkaktuar vdekjen 37–vjeçarit. Në vendngjarje kanë mbërritur grupet e ekspertëve të policisë për të hetuar dhe përcaktuar shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Kukës/Informacion paraprak:
Rreth orës 06:30, në Kalimash, shtetasi S. L., 37 vjeç, duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi.
Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. L. ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.