Aktualitet

29-vjeçarin e zuri masivi i dheut, MESAZHI prekës i mikut të tij: Lutemi zotit të gjendet sa më parë trupi

Shkruar nga Liberale

29-vjeçarin e zuri masivi i dheut,  MESAZHI prekës i mikut të

Që prej së shtunës, në qafën e Burrelit, po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 29-vjeçarit Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me ekskavator, kur një masiv dheu e zuri poshtë pranë fabrikës së përpunimit të kromit.

Kur kanë kaluar 3 ditë nga ngjarja, babai i 29-vjeçarit, ka deklaruar për mediat se në vendngjarje janë vetëm disa ushtarë pa mjetet e nevojshme të kërkim-shpëtimit. Nerim Beshiri kërkon ndihmë nga autoritetet që të vihen në kërkim të trupit të djalit të zhdukur. Rrëshqitja e masivit të dheut është në një gjatësi prej 4 km, duke e vështirësuar gjetjen e trupit të 29-vjeçarit

Ndërkohë 44-vjeçari Admir Lala, drejtues teknik i një kompanie kineze që merret me nxjerrjen e mineralit të kromit është arrestuar për shkak të shkeljes së rregullave në punë. I riu Ardit Beshiri ishte duke punuar me mjetin fadromë, kur u zu poshtë nga masivi i rërës dhe mineralit. Nga shembja e masivit është çarë edhe një rezervuar uji.

Mes shumë mesazheve prekëse, veçohet mesazhi prekës i mikut të tij: 

Mesazhi i mikut të tij
Ah miku im Ardit Beshiri na trondite jashtmase kjo fatkeqsi mos i raftë kujt 

29-vjeçarin e zuri masivi i dheut,  MESAZHI prekës i mikut të

Akoma nuk arrij ta besoj rastin tuaj ????????
Lutemi zotit sa më parë trupi juaj të gjendet dhe të kthehet në familje pasi zemra e nënës po plas????

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH