Politikë

Prishtinë/ Spiropali takon Presidenten Osmani: Koha për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Shkruar nga Liberale.al

Prishtinë/ Spiropali takon Presidenten Osmani: Koha për heqjen e

Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë për Forumin Ndërkombëtar “Gratë, Paqja dhe Siguria”, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në qendër të bisedës ishin proceset e integrimit europian dhe euro-atlantik të Kosovës, si dhe rritja e rolit të saj në arenën ndërkombëtare. Spiropali theksoi se prestigji i Shqipërisë në nivel ndërkombëtar mund të shërbejë si një mbështetje e fortë për avancimin e këtyre proceseve.

“Tani është momenti për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe për të inkurajuar anëtarësimin e saj në NATO dhe Këshillin e Europës,” u theksua në takim.

Të dyja palët ndanë gjithashtu rëndësinë e koordinimit më të ngushtë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, sidomos për mbrojtjen e të drejtave dhe fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH