Një sherr ndodhi në Krujë këtë të mërkurë.
Një i ri, 28-vjeç, në bashkëpunim me një person tjetër ka dhunuar babë e bir 72 dhe 49 vjeç. Sipas njoftimit zyrtar, 28 vjeçari teksa largohej me makinë ka goditur njërin prej tyre, konkretisht të moshuarin, shtetasin Sh.S.
Policia ka shpallur në kërkim autorin, shtetasin D.GJ 28 vjeç, ndërsa po punon për identifikimin e bashkëpunëtorit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shpallur në kërkim shtetasin D. Gj., 28 vjeç, pasi bashkë me një shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur shtetasit A. S., 49 vjeç dhe Sh. S., 72 vjeç (babë e bir). Gjithashtu, shtetasi D. Gj. ka goditur me automjet, shtetasin Sh. S., gjatë largimit. Shtetasi Sh. S. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.