Aktualitet

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri

Në Shqipëri është regjistruar viktima e parë nga zjarret. Burime konfirmojnë për “Panorama.al” se një i moshuar ka humbur jetën nga flakët në fshatin Asim Zeneli në qarkun e Gjirokastrës.

Ndërkaq ka marrë djegie në trup edhe gruaja e të ndjerit, ndërsa ishin duke luftuar me flakët.

Ndërkaq, ka nisur evakuimi i banorëve në dy fshatrat Arshi Lëngo dhe Asim Zeneli, ku situata paraqitet më e agravuar. Forcat e Armatosura kanë ndërhyrë mes tymit të shumtë që ka mbuluar zonën duke evakuuar banorët.

Një reagim erdhi më herët edhe nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili e cilësoi si të rrezikshme vatrën në Lunxhëri-Antigone, duke u bërë thirrje banorëve që të zbatojnë urdhrin për evakuim.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH