Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se maxhoranca e ka gënjyer ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca në lidhje me mbledhjen e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore.
“Dje Soreka deklaronte në Euroneës Albania se sot do te mblidhej Keshilli Politik i Reformes Zgjedhore. Ne fakt mblidhej Komisioni i Reformes Zgjedhore, por Rilindja genjeu dhe u perpoq ta shiste ndryshe per te krijuar konfuzion”,- shkruan Vasili në Facebook. /Gazeta Liberale