Aktualitet

Rama pret homologun portugez në Tiranë dhe pretendon se vendi i tij ka nevojë për ekpertët e Shqipërisë në fushën e strehimit

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim në ambientet e kryeministrisë, presidentin e Portugalisë, Antonio Costa.

Shqipëria do t’i ofrojë ekspertizën e saj Portugalisë, për ndërtimine banesave sociale, kështu ka bërë me dije kryeministri Edi Rama.

Rama thotë se diskutuan edhe për modelet e inteligjencës artificiale që po zhvillojnë dy qeveritë.

“Kënaqësi e posaçme vizita sot e Kryeministrit të Portugalisë, António Costa, reformatori i mirënjohur e i shumëvlerësuar, me të cilin diskutuam edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali”, shkruan Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH