Aktualitet

Prokurori dhe miku i tij ruhen në spital, ja çfarë thonë për Rrajën

Shkruar nga Liberale
Prokurori dhe miku i tij ruhen në spital, ja çfarë thonë

Prokurori Arjan Ndoja dhe i plagosuri tjetër Aleksandër Laho kanë mohuar të kenë konflikte me Redjan Rrajën, i arrestuari i vetëm për atentatin e 1 nëntorit tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës.

Burimet kanë bërë të ditur për Ora News, se tre prokurorët e Krimeve të Rënda kanë marrë disa herë në pyetje të dy të plagosurit, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, të cilët vazhdojnë t’u qëndrojnë deklaratave të dhëna më parë duke theksuar se nuk kanë asnjë konflikt të hapur me asnjë person dhe mbi të gjitha me të arrestuarin e vetëm Redjan Rahja.

Dy efektivë të policisë së komisariatit të Durrësit qëndrojnë pas dere prej 17 ditësh. Me urdhër të prokurorit çdo person që kërkon t’i takojë duhet më parë të marrë miratimin e përfaqësuesve të akuzës./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH