Aktualitet

Prej ditës së hënë reduktohen mjetet e transportit publik në Tiranë

Shkruar nga Liberale

Unioni i Transportit Publik ka marrë vendimin për të reduktuar numrin e mjeteve të transportit publik në Tiranë. Në një njoftim publik, bëhet me dije se ky vendim është marrë për shkak të sfidave financiare që ky sektor po përballet së fundmi.

“Ky vendim vjen si pasojë e sfidave dhe shqetësimeve të shumta financiare me të cilat operatorët e këtij shërbimi janë përballur kohët e fundit. Ne kemi ngritur shqetësimet tona, kemi diskutuar problemet me të cilat përballet shërbimet tona dhe kemi paraqitur zgjidhje të mundshme, por për fat të keq asnjë masë parandaluese apo reagim nuk është marrë për të zbutur situatën,”- thuhet në njoftimin e tyre.

Unioni i Transportit Publik u kërkon organeve përgjegjëse që urgjentisht të nisin një dialog konstruktiv dhe kuptimplotë për të adresuar shqetësimet financiare dhe sfidat operacionale që po prekin shërbimet e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH