Aktualitet

Pedagogia shqiptare në Itali: Nga virusi preken të rinjtë, madje...

Shkruar nga Liberale
Pedagogia shqiptare në Itali: Nga virusi preken të rinjtë,

Në një lidhje direkte me News 24, pedagogia shqiptare në Itali, Luljeta Paparisto tha se nuk është e vërtetë që COVID-19 prek vetëm të moshuarit, pasi edhe shumë të rinj dhe që janë të shëndetshëm mund të preken, madje edhe të vdesin nga ky virus.

“Popullsia italiane është e vjetër dhe vdesin më shumë, por nuk përjashtohet absolutisht vdekja e atyre që janë shumë të rinj dhe shumë të fortë. Në këtë gjendje as mjeku i familjes nuk vjen në shtëpi. I sëmuri që kalon momente shumë të vështira, sepse duhet të rrijë në pozicionin përmbys 18 orë me ventilacionet dhe vuan jashtëzakonisht shumë, dhe në fund nuk ka asnjë kontakt me familjarët, por vetëm me doktorin ose infermierët.

Shumë familjarë pyesin edhe për fjalën e fundit që mund të ketë thënë pacienti. Tani nuk ka më as vende në varreza, trupat e pajetë merren me makina ushtarake dhe çohen edhe në qytete të tjera”, tha pedagogia Paparisto. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH