Aktualitet

Nuk votojnë reformën, opozita të premten takim me ambasadorin e OSBE

Shkruar nga Liberale
Nuk votojnë reformën, opozita të premten takim me ambasadorin e

Opozitaret e rinj, te cilët kanë dalë nga listat e PD – LSI janë nuk pranojnë të votojnë Reformën Zgjedhor në Kuvend. Pas thirrjes së kryeminsitrit Rama, që të takohen me kreune  PD, Lulzim Basha, ata shprehen se janë të gatshëm për një takim të tillë.

“Patjeter, ne jemi te gatshëm te takojmë çdo faktor dhe aktor politik dhe jo politik. Një reformë zgjedhore duhet te jetë sa me e thellë, te pyetën gjithë aktorët dhe faktorët politik dhe jo politik”, shprehet Alban Zeneli.

Opozita e re do vijojë kontaktet me ndërkombëtaret. Të premten parashikohen tryeza me ambasadorin e OSBE.

“Ata mesa di une janë te pakënaqur pasi asnjë pike e kërkesë te OSBE OHDIR nuk është përcaktuar ne këtë marrëveshje qe është proklamuar si arritja me e madhe e ditëve te fundit”, thotë Alban Zeneli.

Takimi me Kryeministrin Edi Rama u mbyll pa marrëveshje, por opozitarët e rinj paralajmërojnë se do i shkojnë deri ne fund betejës se tyre për ndryshimin e sistemit.

“Ai takim ishte deri diku i frytshëm sepse ishte ne ato objektiva qe ne kemi. Ne do bëjmë çdo lloj përpjekje qe kjo marrëveshje e pisët qe është ne kundërshtim te interesave te qytetarëve shqiptar te mos votohet”, thotë Zeneli për TCh.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH