Sport

Nuk u preferua si titullar në finale, lojtari i Manchester City kërkon largimin

Shkruar nga Liberale
Nuk u preferua si titullar në finale, lojtari i Manchester City kërkon

Manchester City sapo ka mbyllur një sezon historik me fitoren e tripletës së famshme, pasi triumfoi në Ligën e Kampioneve, Premier Ligën dhe Kupën FA. “Qytetarët” kanë festuar për katër ditë radhazi këtë fund spektakolar të sezonit të tyre. Por pas festës, kanë filluar të shfaqen edhe telashet e para.

Sipas “The Athletic”, një nga emrat e rëndësishëm të skuadrës, anglezi Kajl Uoker, ka kërkuar që të largohet pasi nuk dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e City. Shkak është fakti që ai nuk u preferua si titullar nga Guardiola në finalen e Ligës së Kampioneve dhe liojtari e ka përjetuar shumë keq këtë situatë.

Raportohet se 33-vjeçari kërkon që të luajë vazhdimisht që të mos humbasë vendin në radhët e përfaqësueses së Anglisë për Europianin dhe me Guardiolën nuk e ka të sigurt aktivizimin e rregullt. Kësisoj, ai pretendon që të largohet gjatë kësaj vere, duke mbyllur një vit para kohe marrëveshjen që ka me klubin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH