Statistikisht, një në dy njerëz në botë do të zhvillojnë një çrregullim mendor ose sëmundje në një moment të jetës së tyre. Mirëqenia mendore është më e rëndësishme për shumicën e njerëzve sot se kurrë më parë. Por arritja e saj duket se është më e lehtë në disa vende sesa në të tjera. Kjo për arsye se ato po përpiqen ta parandalojnë në mënyrë aktive këtë problem.
Shërbimi i krahasimit në internet Compare the Market ka ekzaminuar se cilat vende kanë nivelet më të larta të mirëqenies mendore, duke analizuar faktorë të tillë si lumturia, ekuilibri mes punës dhe jetës dhe shpenzimet e kujdesit shëndetësor. Dhe gjejeni paku kush kryeson...Zvicra, e ndjekur nga Finlanda dhe Norvegjia.
Studiuesit analizuan numrin e psikiatërve në dispozicion, shpenzimet e kujdesit shëndetësor, kënaqësitë nga ekuilibri punë-jetë. Faktorët u analizuan si më poshtë:
• Psikiatër – numri i psikiatërve për 10,000 banorë
• Shpenzimet qeveritare për shëndetësi – shpenzimet shëndetësore për frymë
• Nota e lumturisë – rezultati mesatar i lumturisë për 2020-2022
• Balanca punë-jetë – numri i orëve në ditë kushtuar kohës së lirë dhe kujdesit personal. Kjo përfshin ngrënien dhe gjumin
• Hapësira e gjelbër – përqindja e pyjeve në sipërfaqen totale të tokës, që nga viti 2022
• Konsumi i alkoolit – konsumi mesatar i alkoolit për frymë në vit në litra
Në përgjithësi, Zvicra është vendi më i mirë dhe renditet e para në numrin e psikiatërve në dispozicion. Zvicra është gjithashtu vendi me investimin e dytë më të lartë në kujdesin e shëndetit mendor, vetëm pas Shteteve të Bashkuara.
Në vendin e dytë renditet Finlanda, e cila shënon më së miri për sa i përket hapësirave të gjelbra dhe lumturisë. Në vendin e tretë renditet Norvegjia me konsumin e dytë më të ulët të alkoolit, mesatarisht 7.14 litra në vit për frymë. Është gjithashtu vendi i tretë që investon më shumë para në shëndetësi. Vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra kryesojnë këtë, Gjermania është në vendin e 10-të në renditje, pak pas Holandës.
Në fund të renditjes përfshihen Kroacia me një rezultat të përgjithshëm prej vetëm 1.62, Polonia (2.08) dhe Portugalia (2.29).
Rezultati tregon gjithashtu se në cilat vende balanca punë-jetë funksionon më mirë në përgjithësi. Italia është në krye me 16.5 orë të shpenzuara për kohën e lirë dhe kujdesin personal çdo ditë. Kjo pasohet nga Franca (16.2 orë) dhe Spanja (15.8 orë)./Liberale.al