Showbiz

Ngriti në këmbë publikun në Milano, Alban Skënderaj ngel pa fjalë: Jam ende i mpirë!

Shkruar nga Liberale

Ngriti në këmbë publikun në Milano, Alban Skënderaj

Këngëtari i njohur dhe shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar dhe jo vetëm, Alban Skënderaj, ka ndarë emocionet e tij pas koncertit të mbajtur në Forum Assago në Milano, ku u prit me shumë dashuri dhe entuziazëm nga publiku.

Përmes një postimi në Instagram, ai shkruan se është ende i mpirë nga ndjesitë e forta që përjetoi dhe e ka të vështirë t’i shprehë me fjalë.

“Unë që fjalën e kam pasion, këtë herë jam sinqerisht pa fjalë”, shprehet ai me mirënjohje.

Mes të tjerash këngëtari falënderon të gjithë të pranishmit, duke i quajtur njerëz të çiltër, të vërtetë dhe me zemra plot dashuri:

“Jeni frymëzim! T’ju them faleminderit nuk është mjaftueshëm. Ju jam përgjithmonë mirënjohës!”

Koncerti i Albanit në Itali ishte një tjetër sukses i madh në karrierën e tij, duke dëshmuar edhe një herë dashurinë që publiku shqiptar jashtë vendit ka për të.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH