Aktorja Delinda Disha pretendon se ka parashikuar saktë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Ajo në rolin e fallxhores ishte e ftuar në Fier, ku edhe bërë parashikimin e fitores së thellë të socialistëve.
Aktorja parashikimin e bëri në prani të kryeministrit, Edi Rama.
Lushi është e ndjeshme në parashikime. Të dhashë nuskën e fitores @ediramaal”, i ka shkruar ajo kryeministrit Rama dhe duket se me këtë rast kërkon edhe shpërblim.
Ajo madje i ka shkruar edhe zv.kryeministres Belinda Balluku për parashikimin e fitores.
“Rezervoni Lushi për zgjedhjet e fundit për filxhan, këndim kanatiereje , shkrirje plumbi , hapje fati”, shkruan aktorja e njohur.