Talk show i njohur “Goca dhe Gra” nis sezonin e ri me pesë bashkëmoderatore, duke sjellë një energji të freskët dhe mendime të ndryshme në tryezën e diskutimeve. Për herë të parë, pjesë e emisionit do të jenë Kleoniki Delijorgji, Loredana Brati dhe Gerta Gixhari, të cilave u bashkohen edhe Egla Ceno dhe Rudina Dembacaj nga sezoni i kaluar.
Emisioni sjell tema të mprehta, çështje të përditshme dhe këndvështrime femërore mbi realitetin social, duke krijuar një hapësirë diskutimi të hapur dhe të drejtpërdrejtë.
“Goca dhe Gra” transmetohet çdo të shtunë, në orën 21:00, në ekranin e Top Channel.